Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja në raundin e dytë mezi tejkaloi 30%

Çfarë tregon pasiviteti elektoral në balotazhin presidencial?

Foto: Ani Petrova

Dita e katërt e zgjedhjeve për vitin 2021 regjistroi pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve në vend – pak mbi 30 për qind (30.3%). Sipas Rumen Radev, i cili sipas të dhënave të pakonfirmuara fiton votën presidenciale në raundin e dytë, motivimi i ulët i votuesve i detyrohet lodhjes: “Populli është i lodhur nga zgjedhjet, nga pandemia, është i lodhur nga manipulimet dhe skandalet. Dhe mbi të gjitha, fitorja jonë dërrmuese në raundin e parë qetësoi shumë njerëz.”

Mirëpo, sipas analizatorëve shkaqet janë më të ndryshme. Bullgarët kanë pushuar së besuari se ka kuptim të votosh, tha në një intervistë për BNR specialisti i reklamës Radosllav Bimballov. Sipas tij, "pasiviteti elektoral tregon refuzimin e mundësisë nga ana e votuesve për të shprehur pikëpamjet e tyre për proceset që ndodhin në nivelet e larta të shtetit dhe ky është një përfundim i frikshëm ".

Në çdo zgjedhje të radhës, ne regjistrojmë antirekord të aktivitetit dhe një situatë e tillë e kushtëzon legjitimitetin e pushtetit në vend, vënë në dukje vëzhguesit. Arsyet për këtë janë shumë - nga mungesa e një basti serioz në balotazh e gjer tek mungesa e besimit të votuesve ndaj politikanëve të vendit.

Sipas psikologes Mihajlina Abrasheva, ky është një problem serioz, pasi “kushdo që të drejtojë shtetin nuk do të ketë vetëbesimin e mbështetjes së fortë të shoqërisë. Edhe përgjegjësia, edhe ndjenja e rëndësisë, edhe vetëvlerësimi dhe vlerësimi i të tjerëve - e gjithë kjo nënvlerësohet kur pjesëmarrja është e ulët. Kur një burrë shteti mbështetet te pozita të ulëta, i kalon lehtësisht kufijtë, qoftë edhe personale, mund të arrijë lehtësisht sundimin autoritar, mund të bëhet lehtësisht i pakontrollueshëm”. Sipas fjalëve të saj mërzia, jo lodhja e votuesve, është arsyeja e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e sotme.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Dr. Georgi Zhelev

Bullgaria u bë anëtare e programit të NASA-së për fluturimet në Hënë

Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të..

botuar më 24-04-12 7.06.MD

Tre ditë festive për Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës në Muzeun e Aviacionit në Burgas

Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas..

botuar më 24-04-12 7.50.PD

2.5 milionë leva për restaurimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike

Guvernatorja rajonale e Sofjes, Vjara Todeva, kërkoi 2.5 milionë leva për restaurimin dhe konservimin e figurave dhe basorelieveve të çmontuara nga Monumenti i Ushtrisë Sovjetike, njoftoi administrata rajonale. Në letrën e saj drejtuar kryeministrit..

botuar më 24-04-11 9.18.PD