Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdon kujdesi për të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”

Ministri maqedonas Bujar Osmani
Foto: BGNES

Tre mjekë ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup i janë bashkuar ekipit të ekspertëve në Sofje për autopsi dhe identifikimin e trupave të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që vdiqën në aksidentin në autostradën “Struma”, tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

7 të mbijetuarit nga aksidentit janë në gjendje stabile dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre, njoftoi spitali i urgjencës “Pirogov” në kryeqytet. Janë planifikuar dy operacione shtesë. Njëra prej të lënduarve e ka të operuar gjurin e majtë dhe së shpejti do të operohet edhe gjuri i djathtë. Pacienti tjetër, i cili do të operohet, ka një traumë serioze për shkak të djegies. Psikologët vazhdojnë të punojnë me viktimat e aksidentit.