Tre mjekë ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup i janë bashkuar ekipit të ekspertëve në Sofje për autopsi dhe identifikimin e trupave të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që vdiqën në aksidentin në autostradën “Struma”, tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
7 të mbijetuarit nga aksidentit janë në gjendje stabile dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre, njoftoi spitali i urgjencës “Pirogov” në kryeqytet. Janë planifikuar dy operacione shtesë. Njëra prej të lënduarve e ka të operuar gjurin e majtë dhe së shpejti do të operohet edhe gjuri i djathtë. Pacienti tjetër, i cili do të operohet, ka një traumë serioze për shkak të djegies. Psikologët vazhdojnë të punojnë me viktimat e aksidentit.Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e negociatave të Shkupit për aderimin me BE. Këtë zyrtari evropian e shkroi në Twitter pas takimeve të tij..
262 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, ose 13 më pak se një ditë më parë. Më se 66.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër covid-19. 4.6 për qind nga 5655 testet e kryer janë pozitive, tregon portali..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit. Qëllimi është që vendet të përgatiten për ndërprerje të mundshme të gazit natyror rus, njoftoi REUTERS...
Kryeministri Kirill Petkov i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet..
Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe..
Këtë fundjavë – më 21 dhe 22 maj, në Plovdiv do të zhvillohet programi kryesor i Festivalit të Arteve Rrugore 6Fest. Edicioni i dhjetë jubilar është..