Tri projekte të “Bulgartransgaz” janë në listën e projekteve me interes të përbashkët të BE-së. Projekti i parë është zgjerimi i depos së gazit Çiren, i cili parashikon pothuajse dyfishimin e kapacitetit depozitues të karburantit blu dhe rritjen e mundësive për injektimin e gazit, gjë që do të stimulojë hyrjen e pjesëmarrësve të rinj në treg. Fonde shtesë nga Evropa priten edhe për lidhjen e gazit me Serbinë, për të cilën tashmë është siguruar bashkëfinancimi prej 28 milionë euro. Projekti i tretë është zgjerimi i sistemit tonë të transportimit. Ai përfshin modernizimin e stacioneve të kompresorëve, ndërtimin e tubacioneve të reja të gazit dhe rehabilitimin e të vjetrave.
Bulgartransgaz thekson se përfshirja e këtyre projekteve në listën e BE-së tregon rolin strategjik të sistemit bullgar të transportimit të gazit për sigurinë e furnizimit dhe për integrimin e tregjeve të gazit në rajon.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..