2370 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 79.8% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 8 për qind e 30 737 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Janë të regjistruar 105 178 të sëmurë aktivë. Nga 609 të sapopranuarit për trajtim në spital, 83,9% e tyre nuk janë të vaksinuar. Në spital janë shtruar 6758 pacientë. 787 prej tyre janë në repartin e terapisë intensive.
113 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. 89% e të vdekurve nuk janë të vaksinuar. 3008 pacientë u raportuan të shëruar.
Të enjten janë dhënë 21 122 vaksina. 1 737 588 persona u imunizuan me dy doza. Me dozën e tretë janë 79 155 persona.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..