Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdojnë hetimet për aksidentin me autobusin maqedonas në Bullgari

| rinovuar më 21-11-26 1.48.MD
Foto: BGNES

Një trup tjetër është gjetur gjatë kontrollit shtesë të autobusit me qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u rrëzua në autostradën “Struma”. Kështu, numri i viktimave në aksidentin e rëndë rrugor u bë 45, siç ishte paralajmëruar fillimisht. Lajmin e ka konfirmuar për BNR zëvendëskryeprokurori dhe shefi i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov. “Në orën 21:15 të natës tragjike përmes “Kapitan Andreevo” kanë hyrë 52 pasagjerë, 45 prej tyre i kemi gjetur në autobus, 7 janë në spitalin “Pirogov”, për fat të keq nuk ka akoma një të shpëtuar”, sqaroi Sarafov.

Një prokuror dhe një hetues u nisën për në Shkup për të marrë profilet e ADN-së me të cilat do të identifikojnë viktimat e incidentit me autobusin e djegur në autostradën Struma në Bullgari. Pas kontrolleve u gjetën eshtrat e 44 personave. Listat me emrat e pasagjerëve në 3 autobusët e tjerë në itinerar janë për t'u krahasuar.

Sipas Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, është konstatuar se shtetasi bullgar Shadi Saleh është futur gabimisht në mesin e emrave të pacientëve në spitalin Pirogov në kryeqytet gjatë pranimit të të mbijetuarve të aksidentit. Në të njëjtën kohë, ai është shtruar për mjekim me një krah të thyer.

Sipas televizionit bTV, është konstatuar edhe emri i një pasagjeri tjetër, Enes. Ai është në listën e pasagjerëve të firmës Besa Trans. Enes ka bërë një rezervim për udhëtimin deri në Turqi, por në momentin e fundit në Stamboll ka vendosur të mos hipë në autobusin fatal dhe është kthyer më vonë me transportin e një firme tjetër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet e NATO-së do të jenë të sigurta kur Ukraina bëhet anëtare e plotë e Aleancës

Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të..

botuar më 24-09-25 11.33.PD
Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD