Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësia shqiptare dhe marrëdhëniet e para diplomatike mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

Foto: EPA/BGNES

Para 109 vitesh populli bullgar priti me respekt dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912, ndërsa pak më vonë – më 29 korrik 1913 Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

Për marrëdhëniet zyrtare midis Sofjes dhe Tiranës mund të flasim pikërisht pas kësaj date. Natyrisht, kjo nuk do të thotë, që përpara kësaj nuk kanë ekzistuar marrëdhënie dhe kontakte midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Bullgaria është ndër shtetet e para, që vendosën marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë. Më shumë hollësi për kontaktet e para zyrtare mes dy shteteve tona mund të mësoni nga publikimi ynë “Bullgaria dhe Shqipëria – nga Shpallja e Pavarësisë deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërorenga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Të dashur miq shqiptarë, Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Flamurit!

Përpiloi: Vesella Mançeva