Para 109 vitesh populli bullgar priti me respekt dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912, ndërsa pak më vonë – më 29 korrik 1913 Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Për marrëdhëniet zyrtare midis Sofjes dhe Tiranës mund të flasim pikërisht pas kësaj date. Natyrisht, kjo nuk do të thotë, që përpara kësaj nuk kanë ekzistuar marrëdhënie dhe kontakte midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Bullgaria është ndër shtetet e para, që vendosën marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë. Më shumë hollësi për kontaktet e para zyrtare mes dy shteteve tona mund të mësoni nga publikimi ynë “Bullgaria dhe Shqipëria – nga Shpallja e Pavarësisë deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Të dashur miq shqiptarë, Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Flamurit!
Përpiloi: Vesella Mançeva
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiudhe deri më tani ajo është e njohur nga 117..
Në traditën ortodokse, dita e dhjetë e shkurtit i kushtohet Shën Haralambit, i cili vdiq si martir gjatë persekutimit të të krishterëve në shekullin e tretë. Sipas traditës së kishës, plagët e tij shëroheshin për mrekulli çdo natë, pavarësisht..
Dita e Gjelit është një festë kombëtare kushtuar shëndetit dhe pjellorisë së fëmijëve mashkullorë. Ajo festohet në Bullgarinë Lindore - nga Dobruxha deri në rajonet më jugore të vendit tonë. Data përkon me festën e krishterë Paraqitja e Zotit tonë..