Para 109 vitesh populli bullgar priti me respekt dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912, ndërsa pak më vonë – më 29 korrik 1913 Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Për marrëdhëniet zyrtare midis Sofjes dhe Tiranës mund të flasim pikërisht pas kësaj date. Natyrisht, kjo nuk do të thotë, që përpara kësaj nuk kanë ekzistuar marrëdhënie dhe kontakte midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Bullgaria është ndër shtetet e para, që vendosën marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë. Më shumë hollësi për kontaktet e para zyrtare mes dy shteteve tona mund të mësoni nga publikimi ynë “Bullgaria dhe Shqipëria – nga Shpallja e Pavarësisë deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Të dashur miq shqiptarë, Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Flamurit!
Përpiloi: Vesella Mançeva
Në kohën e “fast food”-it dhe porosive të shpejta në shtëpi, përgatitja e ushqimeve tradicionale në vendin tonë po mbetet një nga aktivitetet më të këndshme dhe pjesë e pandarë e atmosferës festive. Në Natën e Buzmit në tavolinë duhet të ketë një..
Pavarësisht nga koha në të cilën jetojmë, kalendari gjithmonë numëron ditët e javës dhe festat. Periudha e dashur e Krishtlindjeve po afron, dhe bashkë me të - fundi i Kreshmës. Edhe njerëzit që nuk janë të krishterë e dinë se abstenimi..
Në Ditën e Shën Varvarës më 4 dhjetor fillon një sërë festash, të cilat në traditën bullgare shoqërohen me shumë besime dhe zakone. Sipas legjendës, Shën Varvara ka lindur në trojet e sotme bullgare, në fshatin Eleshnica, i quajtur në atë kohë..