Para 109 vitesh populli bullgar priti me respekt dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912, ndërsa pak më vonë – më 29 korrik 1913 Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Për marrëdhëniet zyrtare midis Sofjes dhe Tiranës mund të flasim pikërisht pas kësaj date. Natyrisht, kjo nuk do të thotë, që përpara kësaj nuk kanë ekzistuar marrëdhënie dhe kontakte midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Bullgaria është ndër shtetet e para, që vendosën marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë. Më shumë hollësi për kontaktet e para zyrtare mes dy shteteve tona mund të mësoni nga publikimi ynë “Bullgaria dhe Shqipëria – nga Shpallja e Pavarësisë deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Të dashur miq shqiptarë, Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Flamurit!
Përpiloi: Vesella Mançeva
Kisha e Rilindjes “Shën Antoni i Madh” në qytetin më të vogël bullgar Mellnik është e vetmja në vendin tonë që mban emrin e shenjtorit, të cilin e nderojmë më 17 janar. “Bazilika njënefëshe është ndërtuar në vitin 1846. Ajo është djegur pjesërisht,..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare feston një nga festat më të ndritshme të krishtera, të quajtur Dita e Ujit të Bekuar, Theofania, Epifania, ose Pagëzimi i Krishtit. Kjo është dita në të cilën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin e..
Në kohën e “fast food”-it dhe porosive të shpejta në shtëpi, përgatitja e ushqimeve tradicionale në vendin tonë po mbetet një nga aktivitetet më të këndshme dhe pjesë e pandarë e atmosferës festive. Në Natën e Buzmit në tavolinë duhet të ketë një..