Para 109 vitesh populli bullgar priti me respekt dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912, ndërsa pak më vonë – më 29 korrik 1913 Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Për marrëdhëniet zyrtare midis Sofjes dhe Tiranës mund të flasim pikërisht pas kësaj date. Natyrisht, kjo nuk do të thotë, që përpara kësaj nuk kanë ekzistuar marrëdhënie dhe kontakte midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Bullgaria është ndër shtetet e para, që vendosën marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë. Më shumë hollësi për kontaktet e para zyrtare mes dy shteteve tona mund të mësoni nga publikimi ynë “Bullgaria dhe Shqipëria – nga Shpallja e Pavarësisë deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Të dashur miq shqiptarë, Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Flamurit!
Përpiloi: Vesella Mançeva
Në Ditën e Shën Varvarës më 4 dhjetor fillon një sërë festash, të cilat në traditën bullgare shoqërohen me shumë besime dhe zakone. Sipas legjendës, Shën Varvara ka lindur në trojet e sotme bullgare, në fshatin Eleshnica, i quajtur në atë kohë..
Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj . Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të..
"Sa do të presim?" Sa kohë, sa kohë, deri kur… O Zot, jepi Bullgarisë rrugë, dritë, liri!” Ky është një fragment nga "Lutja për Bullgarinë" - një nga këngët e kompozuara pas 10 nëntorit 1989. Ajo tingëllonte në sheshe, mitingje e protesta në..