Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koalicioni SDS-GERB është në pikëpyetje pas rezultateve të zgjedhjeve

Foto: sds.bg

SDS të largohet nga koalicioni me GERB dhe udhëheqja e të japë dorëheqjen. Këtë propozim e paraqiti Donço Zllatev, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Kombëtar të SDS-së. Sipas tij, fakti që partia do të ketë vetëm një përfaqësues në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, flet për disproporcion në përfaqësimin e SDS-së në koalicion me GERB-in. Ai kujtoi gjithashtu se kauza e SDS-së është mbrojtja e popullit të djathtë dhe liridashës në Bullgari. Sipas Zllatevit, pritet një Këshill Kombëtar i SDS-së, në të cilin do të diskutohet propozimi i tij.

Bashkimi u krijua më 7 dhjetor 1989, si një koalicion i një grupi organizatash joqeveritare dhe partive të vjetra të rivendosura, qëllimi i të cilave ishte përmbysja e sistemit totalitar komunist dhe vendosja e demokracisë në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të mbajë vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe vende-vende me shtrëngata...

botuar më 24-04-12 7.40.MD

PP-DB: Shkarkojnë nga detyrat të gjithë ata që nuk gëzojnë besimin e Deljan Peevskit

Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Hristo Ivanov komentoi para gazetarëve në Kuvend Popullor lirimin e nënkryetarit të Agjencisë Shtetërore  të Sigurisë Kombëtare (DANS) Petër Petrov (PP-DB). Sipas tij,..

botuar më 24-04-12 5.11.MD
Vlladimir Malinov dhe Xhefri Pajat

SHBA mbetet partneri strategjik i Bullgarisë në energjetikë

Vazhdimi i bashkëpunimit strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e energjetikës ishte në qendër të bisedimeve të ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov dhe ndihmës sekretarit të shtetit për burimet energjetike të..

botuar më 24-04-12 2.58.MD