“Mundësia që vaksinat aktuale Covid të mos veprojnë kundër variantit Omikron është tepër e vogël, ato mund të veprojnë por në mënyrë më të dobët.” Këtë mendim e shprehu për bTV ish-kryetari i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Todor Kantarxhiev. Ai vuri në dukje hipotezën, se ka të ngjarë që varianti i ri të ketë lindur te një pacient i sëmurë nga SIDA i cili është infektuar me koronavirus. Duke marrë parasysh rrezikun që varianti Omikron të përhapet edhe në vendin tonë, epidemiologu këshilloi njerëzit të cilët akoma nuk kanë vaksina të imunizohen ndërsa ata mbi 65 vjeç të marrin një dozë përforcuese. Prof. Kantarxhiev tha gjithashtu, se masat duhet të shtrëngohen dhe më shumë njerëz të testohen.
Kryeministri bullgar Kirill Petkov synon të marrë pjesë në një takim të liderëve të grupit "Rinovo Europe" në Parlamentin Evropian, shkruan Politico...
Integrimi evropian synon shkëputjen e së kaluarës historike, tha për BNR eurodeputeti Illhan Kjuçuk, një raportues në Parlamentin Evropian për..
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen..