Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me ditën e Shën Andreut të Parë-thirruri fillojnë një varg festash dimërore

Foto: pravoslavieto.com

E kremtuar ditën e fundit të nëntorit, në traditën popullore Dita e Shën Andreut konsiderohet si pjesë e ciklit të festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri. Shumë nga ritet e lidhura me këtë datë, kryhen edhe më sot. Të gjithë e kanë dëgjuar besimin, se nga Dita e Shën Andreut e këtej nata bëhet më e shkurtër, ndërsa dita fillon të zmadhohet “me një kokërr meli”. Kështu ndodh deri në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit (20 dhjetor), kur pjesa e dritëshume e ditës rritet sa maja e gjilpërës.

Festa ortodokse, e shënuar më 30 nëntor, nderon kujtimin e Shën Apostullit Andreu i Parë i thirrur, vëllai i Shën Apostullit Pjetër. Një dishepull i Joan Pagëzorit sipas legjendës Andreu ishte mes njerëzve të cilëve Joani i tregoi Jezusit me fjalët: “Ja Qengji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës!”. Duke e dëgjuar këtë, Andreu ndoqi Shpëtimtarin dhe kaloi gjithë ditën me Të. Andreu dhe Pjetri ishin peshkatarë dhe vazhduan të bënin jetën e tyre të mëparshme pas kësaj ndodhie. Pas pak, Jezusi i takoi në brigjet e Detit të Galilesë, ndërsa po peshkonin dhe u tha atyre: “Më ndiqni Mua dhe Unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”. Që atëherë ata e ndiqnin Atë dhe u bënë dëshmitarë të Mrekullive, Vdekjes dhe Ringjalljes së Tij.

Ndoshta fakti që Andreu ishte peshkatar, në vendin tonë, veçanërisht në bregun jugor të Detit të Zi, e adhurojnë shenjtorin në mënyrë të barabartë me Shën Nikolla (6 dhjetor). Ekziston përfytyrimi se Shën Andreu është babai i Shën Nikollës. Në këngët dhe besimet popullore, ai gjithashtu është sundimtar i stuhive dhe furtunave detare. Si dhe sundimtar i arinjve. Legjenda popullore më e njohur tregon sesi shenjtori mbrehu një ari në parmendën e vet, sepse kafsha e pyllit hëngri kaun e tij. Pastaj i hipur mbi ariun u kthye në fshat.

Një histori tjetër folklorike paraqet Andreun si një oshënar në pyll, i cili zbuti një ari. Pasi jetoi për një kohë të gjatë në vetmi, një ditë ai shkoi në manastir për të marrë kungimin. Ashtu si në përrallën e parë, shenjtori hipi mbi ariun dhe kështu arriti te vëllezërit e tij dhe mori kungimin.


Ditën e Shën Andreut nuset e reja nuk punojnë për të “fryrë” më shpejt, pra për të bërë shtatzënë. Në prag të festës, gratë gatuajnë misër, fasule, thjerrëza dhe të gjitha llojet e drithërave që fryhen. Kjo zakonisht bëhet në një enë të re. Në mëngjes, secili nga familja merr pak nga bishtajoret e ziera dhe e hedh nëpër oxhak, duke uruar të korra të larta (rendimente të mira), vënë pak në ushqimin për kafshët shtëpiake dhe e hanë pjesën tjetër.

Emri tjetër i Ditës së Shën Andreut është Dita e Arinjve, gjë që vjen nga historitë sesi shenjtori e zbut ariun.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD