Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të kërkohet test PCR nga ata që hyjnë në Bullgari me një certifikatë jeshile

| rinovuar më 21-12-01 3.23.MD
Foto: arkiv

Nga 1 dhjetori janë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në Bullgari. Tashmë nuk do të kërkohet test PCR për turistët që vijnë nga “zona e kuqe”, por kanë certifikatë jeshile. Nuk do të kërkohet test PCR edhe nga shtetasit e vendeve me një incidencë 14-ditore prej më shumë se 500 për 100 000 banorë.

Nëse ata që hyjnë në Bullgari janë nga vendet e “zonës së kuqe” dhe nuk paraqesin një certifikatë të vlefshme digjitale për Covid për vaksinim, sëmundje të kaluar apo testim, ata i nënshtrohen një karantine 10-ditore. Edhe pse nuk kanë një certifikatë jeshile, turistët që vijnë nga një zonë e gjelbër ose me ngjyrë portokalli mund të përjashtohen nga karantina. Për këtë qëllim në kuadrin e 72 orëve pas mbërritjes së tyre ata duhet të testohen me test PCR, ose me test antigjeni. Nëse rezultati është negativ, karantina e tyre anulohet.

Nga e diela, më 28 nëntor, Bullgaria është e mbyllur për personat që vijnë nga Mozambiku, Botsvana, Afrika e Jugut, Lesoto, Esvatini, Namibia dhe Zimbabveja, me përjashtim të shtetasve bullgarë ose shtetasve me qëndrim të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në vendin tonë. Pas hyrjes së tyre në vend ata vendosen në karantinë 10 ditore.


Më shumë nga rubrika

Svetllana Bojanova

Sipas Planit Strategjik, Bullgarisë nuk do t'i duhet vetëm të thithë disa para

Komisioni Evropian vuri në dukje se Plani Strategjik i Bullgarisë identifikon problemet në vend dhe paraqet intervenca që synojnë përballimin e sfidave me të cilat përballet sektori bujqësor dhe zonat rurale në Bullgari. Kemi marrë 200 vërejtje, të..

botuar më 22-05-26 3.40.MD

Bullgaria dhe Greqia certifikuan lidhjen e re dypalëshe të gazit

Rregullatorët bullgarë dhe grekë të energjisë certifikuan ndërlidhjen e gazit të kompanisë IGB. Shfrytëzimi komercial i interkonjektorit do të fillojë pas datës 1 korrik 2022. Objekti ka një rëndësi strategjike dhe lejon lidhjen e sistemeve të..

botuar më 22-05-26 1.02.MD

6 veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

316 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 216 më shumë se një ditë më parë. Më shumë se 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 4.56 për qind e 6917 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit..

botuar më 22-05-26 9.27.PD