Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin bullgar për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën e heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë i jep shtysë dosjes së Shqipërisë”, tha Presidenti francez Emmanuel..
Pensionet do të rriten vetëm me 6.1% nga 1 korriku për shkak të vonesës së votimit përfundimtar të përditësimeve të buxhetit në Kuvendin Popullor. Sipas planeve paraprake, çdo pensionist duhej të kishte një rritje prej 10% plus një shtesë prej 60..
"Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE," shkroi në Twitter kryeministri Kirill Petkov. Në një intervistë për Politico, kryeministri i bëri thirrje homologut..
"Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE," shkroi në..
“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin bullgar për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën e heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave me..
Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe..