Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Svetllan Stoev: Konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze

Ministri Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.

Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.

Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese ka marrë përsipër mbylljen e gjykatave dhe prokurorive të specializuara

Gjykata Kushtetuese lejoi për shqyrtim kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev për shpalljen e mbylljes së gjykatave dhe prokurorive të specializuara si antikushtetuese. Magjistratët dhanë një afat prej një muaji për komente nga palët e..

botuar më 22-05-17 1.30.MD

59% e bullgarëve besojnë se NATO-ja garanton sigurinë e vendit

70% e bullgarëve mendojnë se ndalimi i furnizimit me gaz rus është jashtëzakonisht i padrejtë, 18% nuk ​​mendojnë kështu dhe 13% janë përgjigjur "Nuk mund ta përcaktoj". Këtë e tregon një studim kombëtar i Market Links, i porositur nga bTV...

botuar më 22-05-17 11.18.PD

Numri i të sëmurëve aktivë të regjistruar me Covid ra nën 105 000

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 362 raste të reja me koronavirus në vend, ose 236 raste më shumë se një ditë më parë. Mbi 64% prej të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 5.3% e 6777 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit..

botuar më 22-05-17 9.31.PD