Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Na pret mot i freskët me shi

Foto: BGNES

Të shtunën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Ato do të jenë më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Juglindore. Por para mesditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga Juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, kurse ato ditore do të ulen dhe do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°. Për rajonin e Sofjes temperatura maksimale do të jetë deri në 5 gradë.

Mbi male vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në shumë vende mbi 1700 m para mesditës reshjet e shiut do të kthehen në borë. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, në zonat e larta dhe të hapura - erë e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë deri në 4 °, në 2000 m - rreth minus 1.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, në ultësira dhe me mjegull, në disa zona me reshje të egra. Në male do të ketë më shumë diell.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rryma elektrike e prodhuar nga termocentralet me qymyr në Bullgari po ulet

Një rritje prej më shumë se 140% e energjisë elektrike nga impiantet fotovoltaike dhe një kolaps i prodhimit nga termocentralet e qymyrit në vitin 2023, këtë e tregon raporti i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit të dorëzuar në..

botuar më 24-03-26 9.51.PD

Parashikimi i motit për 26 marsin 2024

Gjatë natës pas uljes së përkohshme të vranësisë do të nisë një rritje e re nga jugperëndimi. Era jugperëndimore do të dobësohet. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 1° dhe 4°, në Sofje – rreth minus 1°. Ditën e martë do të..

botuar më 24-03-25 7.45.MD

Çfarë ndryshon pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen

Nga 31 marsi, hyn në fuqi eliminimi i kontrolleve kufitare për Bullgarinë dhe Rumaninë nga ajri dhe uji me vendet anëtare të zonës Shengen. Në orën 00:20 të datës 31 mars, fluturimi i parëi Shengenit do të mbërrijë në Aeroportin e Sofjes - nga..

botuar më 24-03-25 6.08.MD