Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë bullgarë fituan një turne tenisi në Shtetet e Bashkuara

Rosica Dençeva
Foto: plevenzapleven.bg

12-vjeçari Teodor Davidov, i cili ka nënshtetësi amerikane dhe bullgare, fitoi titullin për djemtë në turneun e tenisit Eddie Herr në shtetin amerikan të Floridës, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Në finale Davidov mposhti amerikanin Jordan Lee me 6:4, 6:4.

Tenistja bullgare Rosica Dençeva fitoi gjithashtu titullin singel në turneun Eddie Herr në Bradenton, Florida. Gara është një nga më të fortat dhe më prestigjiozet në botë për grupmoshat nga 12 deri në 18 vjeç. Dençeva mposhti Eva Oxford nga SHBA me rezultatin 6:1, 6:1 për vajzat nën 14 vjeç.

Tenisti 14-vjeçar nga Pleven do të luajë javën e ardhshme në Orange Bowl - kampionatin jozyrtar botëror për djem dhe vajza.

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Dafovska

Еkaterina Dafovska u largua nga drejtimi i biatlonit bullgar

Për shkak të problemeve shëndetësore, kampionia olimpike Ekaterina Dafovska dha dorëheqjen si kryetare e Federatës Bullgare të Biatlonit. Në mbledhjen e radhës më 11 maj 2022, Bordi Drejtues do të caktojë datën e zgjedhjes së presidentit të ri..

botuar më 22-04-27 2.15.MD
Borjana Kalejn

Katër medalje gjithsej fitoi Borjana Kalejn në Kupën e Botës

Borjana Kalejn fitoi gjithsej katër medalje në Kupën e Botës të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Në finalen e topit dhe fjongos, ditën e diele, gjimnastja bullgare fitoi medaljen e artë, ndërsa në rrathë përfundoi e dyta - vend që zuri edhe në..

botuar më 22-04-25 12.13.MD
Borjana Kalejn

Borjana Kalejn me medalje argjendi në garën e gjithanshme në Kupën e Botës në Baku

Borjana Kalejn përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Për shkak të gabimeve në kombinimin me shkop, bullgarja humbi lidershipin që në ditën e parë të garës. Medaljen e artë e fitoi italianja Sofia..

botuar më 22-04-23 5.01.MD