Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë bullgarë fituan një turne tenisi në Shtetet e Bashkuara

Rosica Dençeva
Foto: plevenzapleven.bg

12-vjeçari Teodor Davidov, i cili ka nënshtetësi amerikane dhe bullgare, fitoi titullin për djemtë në turneun e tenisit Eddie Herr në shtetin amerikan të Floridës, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Në finale Davidov mposhti amerikanin Jordan Lee me 6:4, 6:4.

Tenistja bullgare Rosica Dençeva fitoi gjithashtu titullin singel në turneun Eddie Herr në Bradenton, Florida. Gara është një nga më të fortat dhe më prestigjiozet në botë për grupmoshat nga 12 deri në 18 vjeç. Dençeva mposhti Eva Oxford nga SHBA me rezultatin 6:1, 6:1 për vajzat nën 14 vjeç.

Tenisti 14-vjeçar nga Pleven do të luajë javën e ardhshme në Orange Bowl - kampionatin jozyrtar botëror për djem dhe vajza.

Më shumë nga rubrika

Për herë të katërt organizohet xhiroja automobilistike e malit Vitosha

Më 9 dhe 10 prill mbahet edicioni i katërt i xhiros së malit Vitosha me automobila retro dhe klasike - Classic Vitosha Trophy. Gara bazohet në veprimtari të ngjashme në Gjermani, Austri, Zvicër, tha për BNR organizatori Danaill Pençev.  Ai saktësoi se nuk..

botuar më 22-04-09 8.15.PD

Sofja është mikpritëse e një turneu të një sporti pak të njohur në vendin tonë – padelit

Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare..

botuar më 22-04-02 7.45.PD

“Sofia Cup” mbledh gjimnaste nga 20 vende

Nga 1 deri më 3 prill Sofja është organizatore e Turneut Ndërkombëtar të Gjimnastikës Ritmike “Sofia Cup”. Vendi ynë do të prezantohet nga tërë ekipi kombëtar – femra dhe vajza, duke përfshirë edhe Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova, të cilat..

botuar më 22-04-01 6.40.PD