Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan konsultimet tek Presidentit për qeverinë e ardhshme

| rinovuar më 21-12-06 4.45.MD
Foto: Facebook/Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me forcat e përfaqësuara në parlament për të dorëzuar një mandat për formimin e qeverisë. Kreu i Shtetit priti fillimisht përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Radev tha se pas zgjedhjeve ka përfunduar koha e udhëheqjes autoritare kryeministrore.

Kandidati për Kryeministër Kirill Petkov tha se është absolutisht e nevojshme që Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt е cila t'i zgjidhë problemet urgjente në një mandat të plotë dhe me një parlament funksionues.

Petkov theksoi se ka një marrëveshje koalicioni me partnerët e ardhshëm në qeverisje, në të cilën janë të pranishme mbi 90% të politikave të përbashkëta.

Në takimin me presidentin, kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova, tha se ata do të jenë opozitë e qeverisë së majtë-liberale që po formohet.

“Ky ishte një vit i grindjeve dhe represioneve. Megjithatë, koalicioni ynë është forca e dytë politike në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor”, tha Atanasova. Ajo premtoi se nëse qeveria u kërkon ndihmë apo këshilla, ata janë të gatshëm t’i japin, por çdo gabim i qeverisë së ardhshme do të vihet në pah.

Kriza politike është një fakt. Ajo mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë në konsultimet me Presidentin Rumen Radev.

“Zgjedhjet e treta kaluan me shpresa dhe pritshmëri shumë të mëdha të votuesve. Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt, duke pasur parasysh krizat e shumta me të cilat po përballemi," tha Karadajë. Ai theksoi se Bullgaria është vonuar me planin e saj për rimëkëmbjen dhe thithjen e fondeve nga programet operative të BE-së.

Pas konsultimeve me Presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë së re, liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelia Ninova tha se partia do të bëjë çmos për të pasur një kabinet të rregullt. Ninova theksoi se grupe ekspertësh dhe politike kanë shqyrtuar marrëveshjen e koalicionit dhe se BSP-ja ka disa vërejtje për të, të cilat do të diskutohen në nivel partiak. Tani për tani Kornelija Ninova ajo as konfirmoi, as mohoi se do të ishte zëvendëskryeministre në qeverinë e mundshme të ardhshme.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 dhjetorin

Ditën e enjte do të lëvizë ajër i ftohtë nga veriperëndimi dhe reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë në zonat veriperëndimore dhe malore. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje deri në 1°. Gjatë ditës do të ketë reshje..

botuar më 23-12-06 6.05.MD

Në vitin 2023, 193 000 migrantë të paligjshëm u ndaluan ose u kthyen

Deri në fund të nëntorit, policia kufitare bullgare ka ndaluar më shumë se 176 000 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në BE. Kjo është një rritje prej 13% krahasuar me nëntorin 2022, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Për muajin nëntor,..

botuar më 23-12-06 5.06.MD
Kryeministri Nikollaj Denkov

Kryeministri u mburr se e ka kapërcyer inflacionin në 6 muaj

Inflacioni ka rënë në nivelet e paraluftës në Ukrainë. Në tetor 2021 ishte 6 për qind dhe këtë tetor është 5,8 për qind, tha kryeministri Nikollaj Denkov para mbledhjes së qeverisë. “Ne kemi vendosur edhe masa që garantojnë çmime më të ulëta për..

botuar më 23-12-06 11.58.PD