Pas konsultimeve me përfaqësuesit e katër grupeve të para parlamentare – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB, DPS dhe BSP, presidenti Rumen Radev tha se qeveria e re ka nevojë për "një vektor të fortë social", pasi shoqëria jonë është shumë e ndarë.
Sipas Kreut të Shtetit, dy qeveritë e përkohshme kanë siguruar mundësi për stabilizim në kohë krize dhe për shkëputje nga veset e së kaluarës, si dhe për formimin e një lloji të ri qeverisjeje nga njerëz me profil të ndryshëm politik, por me synime të përbashkëta për të ardhmen e Bullgarisë. Gjatë bisedimeve me BSP, Rumen Radev tha se pret që Partia Socialiste të kontribuojë për vazhdimin e arritjeve të qeverisë teknike.
Ditën e premte do të mbahet mot me diell. Pas dite mbi rajonet malore dhe verilindore vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri në 38 gradë, në Sofje – përafërsisht 32...
Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u..
"Ka një popull të tillë" (ITN)- ish-partner në koalicionin qeverisës, do të marrë pjesë në negociatat për formimin e një kabineti të ri me mandatin е "Po e vazhdojmë ndryshimin" nëse kryeministri Kirill Petkov dhe ministri i financave Asen Vasilev..
Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli..
Këshilli i Ministrave miratoi pozitën e vendit tonë për propozimin e Presidencës franceze për qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian për..
Vendimi i autoriteteve bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është i pavarur, por i diktuar nga forcat e jashtme dhe pavarësisht..