Pas konsultimeve me përfaqësuesit e katër grupeve të para parlamentare – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB, DPS dhe BSP, presidenti Rumen Radev tha se qeveria e re ka nevojë për "një vektor të fortë social", pasi shoqëria jonë është shumë e ndarë.
Sipas Kreut të Shtetit, dy qeveritë e përkohshme kanë siguruar mundësi për stabilizim në kohë krize dhe për shkëputje nga veset e së kaluarës, si dhe për formimin e një lloji të ri qeverisjeje nga njerëz me profil të ndryshëm politik, por me synime të përbashkëta për të ardhmen e Bullgarisë. Gjatë bisedimeve me BSP, Rumen Radev tha se pret që Partia Socialiste të kontribuojë për vazhdimin e arritjeve të qeverisë teknike.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e negociatave të Shkupit për aderimin me BE. Këtë zyrtari evropian e shkroi në Twitter pas takimeve të tij..
262 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, ose 13 më pak se një ditë më parë. Më se 66.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër covid-19. 4.6 për qind nga 5655 testet e kryer janë pozitive, tregon portali..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit. Qëllimi është që vendet të përgatiten për ndërprerje të mundshme të gazit natyror rus, njoftoi REUTERS...
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit...
Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së..