Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti shprehu shpresën se raundi i tretë i konsultimeve për formimin e qeverisë do të jetë i fundit

Foto: BGNES

Pas konsultimeve me përfaqësuesit e katër grupeve të para parlamentare – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB, DPS dhe BSP, presidenti Rumen Radev tha se qeveria e re ka nevojë për "një vektor të fortë social", pasi shoqëria jonë është shumë e ndarë.

Sipas Kreut të Shtetit, dy qeveritë e përkohshme kanë siguruar mundësi për stabilizim në kohë krize dhe për shkëputje nga veset e së kaluarës, si dhe për formimin e një lloji të ri qeverisjeje nga njerëz me profil të ndryshëm politik, por me synime të përbashkëta për të ardhmen e Bullgarisë. Gjatë bisedimeve me BSP, Rumen Radev tha se pret që Partia Socialiste të kontribuojë për vazhdimin e arritjeve të qeverisë teknike.

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov (majtas) me Zëvendëskryeministrin e dorëhequr Asen Vasilev

“Po e vazhdojmë ndryshimin” me konsultime paralele për formimin e qeverisë së re

"Po e vazhdojmë ndryshimin" nisin negociatat për një kabinet të ri - në sfondin e konsultimeve presidenciale, të cilat vazhdojnë edhe sot. Partia e kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov do të takohet sonte me partnerët aktualë të..

botuar më 22-06-28 12.15.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev në krye të delegacionit në takimin e NATO-s në Madrid

Presidenti Rumen Radev do ta udhëheqë delegacionin bullgar në samitin e vendeve të NATO-s, i cili nga sot derinë të enjten do të mbahet në Madrid, njoftoi qendra për shtyp e kreut të shtetit. Krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë mjedisin..

botuar më 22-06-28 11.30.PD

Rritje e konsiderueshme e numrit të të infektuarve me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 595 raste me koronavirus nga 5300 analizat e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 11% e mostrave kanë dhënë rezultat pozitiv. Numri i të infektuarve rishtazi është 472 më shumë se një ditë më parë...

botuar më 22-06-28 9.57.PD