Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 dhjetorin

Ditë e ngrohtë, para reshjeve të reja

Foto: Bozhidar Çollakov

Ditën e enjte do të nisë me temperatura minimale nga minus 9 gradë në disa rajone të Bullgarisë Perëndimore deri në 4 gradë në bregun e Detit të Zi. Gjatë ditës do të jetë me diell. Vende-vende do të ketë mjegull në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe përgjatë rrjedhjes së lumit Danub. Nga perëndimi do të mbajë mot me vranësira pasdite. Era mesatare jugore do t’i rrisë temperaturat ditore në 3-4 gradë në vendet me mjegull të përhershme dhe deri në 13 gradë në Bullgarinë Lindore. Për rajonin e Sofjes termometrat do të tregojnë deri në 6 gradë.

Në male do të jetë me diell. Pasdite vranësirat do të rriten nga perëndimi, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 7 gradë, në 2000 m deri në 2 gradë.

Të premten temperaturat ditore do të rriten lehtë, por do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.


Më shumë nga rubrika

Mbi 82 000 persona të infektuar, vaksinimi kundër Covid është ngecur

100 janë rastet e reja me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit, ose 193 më pak se një ditë më parë. 71% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4% e 2501 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i rasteve aktive..

botuar më 22-05-25 10.04.PD
Asen Vasilev

Bullgaria kërkon sqarime nga Komisioni Evropian për importet e gazit rus në BE

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen ndryshe nga Gazprom dhe nëse ka shkelje të sanksioneve nga kompanitë në disa vende anëtare. Kjo..

botuar më 22-05-25 9.24.PD

Parashikimi i motit për 25 majin

Gjatë natës së 24 duke u gdhirë 25 maj mbi Bullgarinë Perëndimore shiu do të pushojë dhe retë do të çahen e do të pakësohen. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në disa vende reshje të dobëta..

botuar më 22-05-24 7.20.MD