Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 dhjetorin

Ditë e ngrohtë, para reshjeve të reja

Foto: Bozhidar Çollakov

Ditën e enjte do të nisë me temperatura minimale nga minus 9 gradë në disa rajone të Bullgarisë Perëndimore deri në 4 gradë në bregun e Detit të Zi. Gjatë ditës do të jetë me diell. Vende-vende do të ketë mjegull në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe përgjatë rrjedhjes së lumit Danub. Nga perëndimi do të mbajë mot me vranësira pasdite. Era mesatare jugore do t’i rrisë temperaturat ditore në 3-4 gradë në vendet me mjegull të përhershme dhe deri në 13 gradë në Bullgarinë Lindore. Për rajonin e Sofjes termometrat do të tregojnë deri në 6 gradë.

Në male do të jetë me diell. Pasdite vranësirat do të rriten nga perëndimi, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 7 gradë, në 2000 m deri në 2 gradë.

Të premten temperaturat ditore do të rriten lehtë, por do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.


Më shumë nga rubrika

Svetllana Bojanova

Sipas Planit Strategjik, Bullgarisë nuk do t'i duhet vetëm të thithë disa para

Komisioni Evropian vuri në dukje se Plani Strategjik i Bullgarisë identifikon problemet në vend dhe paraqet intervenca që synojnë përballimin e sfidave me të cilat përballet sektori bujqësor dhe zonat rurale në Bullgari. Kemi marrë 200 vërejtje, të..

botuar më 22-05-26 3.40.MD

Bullgaria dhe Greqia certifikuan lidhjen e re dypalëshe të gazit

Rregullatorët bullgarë dhe grekë të energjisë certifikuan ndërlidhjen e gazit të kompanisë IGB. Shfrytëzimi komercial i interkonjektorit do të fillojë pas datës 1 korrik 2022. Objekti ka një rëndësi strategjike dhe lejon lidhjen e sistemeve të..

botuar më 22-05-26 1.02.MD

6 veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

316 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 216 më shumë se një ditë më parë. Më shumë se 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 4.56 për qind e 6917 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit..

botuar më 22-05-26 9.27.PD