Si bashkëjetojnë traditat bullgare dhe psikologjia popullore me mënyrën moderne të jetesës dhe të kuptuarit për sukses. Kësaj pyetjeje po përpiqet që t’i përgjigjet regjisori Nikollaj Urumov në filmin e tij të shkurtër “Zgjimi”. Në të Urumov na drejton te gjërat e rëndësishme në jetë, duke u drejtuar nga kuptimi, se njeriu e ka më të vështirë të hedhë një shikim brenda në vetvete, kurse aty janë të fshehura përgjigjet e të gjitha pyetjeve dhe vlerat e vërteta. Vet regjisori kalon përmes një shikimi thellë në vetvete dhe përjeton një ndryshim kardinal jetik. Akoma që në fëmijëri pasioni i tij i madh është muzika, e cila e çon deri në njohjen të jetë kompozitori më i ri, i cili ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar për muzikën pop “Orfeu i Artë” gjatë vitit 1997, kur është vetëm 21 vjeç. Një vit më vonë mori çmimin e tretë nga i njëjti forum, por kësaj radhe si interpretues. Sot, preferon të tregojë histori në pamje, të cilat të na prekin dhe të na bëjnë të mendohemi.
Premiera e filmit të tij të fundit me metrazh të shkurtër “Zgjimi” ishte më 10 dhjetor, kurse deri në fund të ditës së diel çdo një i cili ka dëshirë fare lirshëm (në noblink.bg) mund të afrohet deri tek talenti i aktorëve si Jana Titova, Svezhen Mlladenov, Viktoria Koleva, Anna Bankina, Polin Llallova dhe Vasileva Vinçenco.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një panoramë e filmave austriakë alpinistikë do të prezantohet në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje. Kjo do të ndodhë në tri mbrëmje radhazi – më 7, 8 dhe 9 qershor, transmeton BTA. Në forum do të shfaqen tetë filma austriakë mbi malet, alpinizmin dhe..
Është sërish 2 qershori, dita kur përulim kokën në nderim të heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Në këtë ditë tingëllojnë sërish sirenat, kujtojmë sërish këngët rebele, vendosim lule para monumenteve të Botevit dhe Levski - dy heronjtë më..
Mbi 15 000 tituj nga më shumë se 130 botues anembanë vendit, të vendosura në 60 tenda, shumë premiera dhe një program i pasur kulturor ditor.Këtë do të propozojë pazari i 15 Pranveror i librit në Sofje , i cili fillon më 30 maj dhe vazhdon deri..
Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna...