Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

55 orë falas me filmin e Nikollaj Urumovit "Zgjimi"

Foto: noblink.bg

Si bashkëjetojnë traditat bullgare dhe psikologjia popullore me mënyrën moderne të jetesës dhe të kuptuarit për sukses. Kësaj pyetjeje po përpiqet që t’i përgjigjet regjisori Nikollaj Urumov në filmin e tij të shkurtër “Zgjimi”. Në të Urumov na drejton te gjërat e rëndësishme në jetë, duke u drejtuar nga kuptimi, se njeriu e ka më të vështirë të hedhë një shikim brenda në vetvete, kurse aty janë të fshehura përgjigjet e të gjitha pyetjeve dhe vlerat e vërteta. Vet regjisori kalon përmes një shikimi thellë në vetvete dhe përjeton një ndryshim kardinal jetik. Akoma që në fëmijëri pasioni i tij i madh është muzika, e cila e çon deri në njohjen të jetë kompozitori më i ri, i cili ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar për muzikën pop “Orfeu i Artë” gjatë vitit 1997, kur është vetëm 21 vjeç. Një vit më vonë mori çmimin e tretë  nga i njëjti forum, por kësaj radhe si interpretues. Sot, preferon të tregojë histori në pamje, të cilat të na prekin dhe të na bëjnë të mendohemi.

Premiera e filmit të tij të fundit me metrazh të shkurtër “Zgjimi” ishte më 10 dhjetor, kurse deri në fund të ditës së diel  çdo një i cili ka dëshirë fare lirshëm (në noblink.bg) mund të afrohet deri tek talenti i aktorëve si Jana Titova, Svezhen Mlladenov, Viktoria Koleva, Anna Bankina, Polin Llallova dhe Vasileva Vinçenco.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një film gjerman fitoi çmimin e madh të festivalit “Kukeri i Artë”

Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në..

botuar më 22-05-30 11.43.PD

Akoma një njohje e talentit krijues të fëmijëve nga qyteti Pleven

Fëmijë të talentuar nga shkolla e Plevenit "Kolorit" u paraqitën shkëlqyeshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Shpirti Bullgar në Tokën e Shenjtë", që u mbajt në Izrael. Aktiviteti bashkon përmes krijimtarisë fëmijët bullgarë që jetojnë në..

botuar më 22-05-29 8.05.PD
Alepo, Siria

Një ekspozitë në qytetin Kërxhali tërheq vëmendjen për pasojat e luftës në Siri

Në kuadër të nismës “Qyteti Multikulturor 2022”, në Kërxhali prezantohet ekspozita “Syri i hapur i dhimbjes”, kushtuar luftës në Siri. Ajo u hap në Galerinë e Arteve “Krëg” dhe është vepër e avokates Esen Ustrenska, e cila vizitoi Sirinë këtë muaj,..

botuar më 22-05-27 5.51.MD