Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Kozhuharov: Kënga popullore është një univers dhe gjithmonë do të na magjepsë

Foto: arkiv personal

Me “Magjinë e këngës”, siç e  titulloi librin e tij të repertorit, Todor Kozhuharov shënon 50 vjetorin e tij.Zëri i mrekullueshëm prej kadifeje, ornamentika e zotëruar në mënyrë të shkëlqyer, frymëzimi dhe stili i përpiktë i interpretimit e renditin atë mes emblemave të interpretuesve të këngëve të Trakisë. Mjedisi idilik i fshatit të tij të lindjes Mustrak, rrethi i qytetit Svilengrad, në të cilin rritet mes këngëve, valleve, traditave, është shtysa për përkushtimin e tij profesional ndaj muzikës. Akoma si nxënës, Todor Kozhuharovi për vit merr pjesë në festivalin tradicional “Trakia e bukur këndon dhe vallëzon” dhe vazhdimisht është dalluar me medalje të artë. Proverbiale janë paraqitjet e tij solo në dasmat e panumërta të gjata trake, në koncerte nëpër të gjithë vendin nën shoqërimin e orkestrave të njohura “Trakia”, “Orfej”, “Jamboll, “Avligite”, “Dimitrovgrad”, “Konushenskata grupa” e të tjera, që të arrijë deri tek ideja për orkestër të vet.

E themelon gjatë vitit 1989 me emrin “Ritme jugore”, bashkë me bashkëshorten e tij - këngëtaren Donka Kozhuharova.


Të shumta janë çmimet e Todor Kozhuharovit në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare: dy çmime të para në konkurrimin e këndimit në Stambollovo (1985-1986), konkursin për këngëtarë në Varna 1996, medalje të artë në Olimpiadën Muzikore Botërore në Los Anxhelis në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1998 e të tjera. Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare Todor Kozhuharov ka incizuar mbi 200 këngë tradicionale trake. Ka 5 albume të botuara, duke përfshirë kryevepra antike, këngë origjinale në frymën e traditës, por edhe hite maqedonase, aq të nevojshme për repertorin e tij të dasmave. Shumë bullgarë filluan ti këndojnë këngët e tij, në sajë të konkurseve të përvitshme “Me këngët e Todor Kozhuharovit”, të zhvilluar në qytetin Haskovo. Ka marrë pjesë me koncerte në Evropë, Azi dhe Amerikë.

Stojani bërtiti:

Kohët e fundit Todor Kozhuharov shënoi ditëlindjen e 65 dhe një gjysmë shekull në skenë.

“Unë këndoj akoma që në kopsht - tregon këngëtari i njohur. Më kujtohet kur më hipën në një karrige dhe fillova të këndoj këngën “Moj vash, Zllato”. Morra pjesë dhe në grupet e vallëzimit në fshatin tim të lindjes Mustrak, rrethi i qytetit Svilengrad. Aty veprimtaria amatore ishte e zhvilluar shumë mirë. Kishim dy grupe  të vallëzimit, kam marrë pjesë në të dyja. Ruaj një kujtim të mirë  dhe nga koncerti në Radnevo me “Grupin e Konushevos”, sapo kisha bërë incizimet e mia të para për BNR-Plovdiv, pas kësaj dhe për BNR-Sofja. Morra pjesë edhe në programet e Drejtorisë së Koncerteve.

More Andon, bakalli i bardhë:

Në prag të festave të Krishtlindjeve këngëtari tregoi dhe kujtime nga pjesëmarrja e tij në grupet e kolendarëve:

Pata një ëndërr

“Në fshatin Mustak kishim grupe shumë të mira të kolendarëve. Isha rreth 11 vjeç , kur një komshiu im më ftoi të marrë pjesë  si “mace”. Në ritet e kolendarëve në krahinën tonë “macja” ka një rol të veçantë. Detyra ime ishte, të mjaullit pas çdo një kënge për të kujtuar se çfarë të na dhurojnë pronarët e shtëpisë : Mjau, llukanik! Mjau, kulaç!” Pas kësaj kërkuan t’u këndojë ndonjë këngë të bukur trake”.

U mblodhën shokët besnikë të Nanjos

“Në prag të festave lidhur me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri - tha akoma këngëtari i njohur popullor - u uroj dëgjuesve para së gjithësh shëndet dhe mirësi. Gjatë takimeve të mia me publikun, shikoj sesi kënga bullgare i magjeps dëgjuesit. Ajo është një univers dhe do të na magjeps përgjithmonë”.

Mamaja i fliste Todorit

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: kozhuharov.net


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD