Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk do të luajë në ATP Cup, pavarësisht nga mundësia

Foto: pixabay

Skuadra e tenisit për meshkuj të Bullgarisë nuk do të mund të zëvendësojë skuadrën e dorëhequr të Austrisë në turneun ATP Cup më 1 janar 2022 në Sydney.

Për shkak të refuzimit të vonuar të Denis Novakut, nuk mund të mbledhim së paku tre tenistë, siç kërkohet nga organizatorët, tha menaxheri i tenistit bulolgar Grigor Dimitrov, Georgi Stoimenov për faqen e TenisKafe.

Dimitrov dhe Dimitar Kuzmanov janë tashmë në Australi, por raketat e tretë dhe të katërt të vendit, Adrian Andreev dhe Aleksandër Llazarov, po përgatiten në Itali dhe nuk mund të marrin viza dhe të arrijnë me kohë.