Albumi "Dirty Nails" i muzikantit bullgar të rock-ut Nikollo Kocev dhe grupit të tij "Kikimora" hyri në Top 50 të albumeve më të mira rock të vitit në renditjen "Denim & Leather" dhe është në vendin e 9-të prestigjioz.
"Denim & Leather" është një ueb-klasifikim në internet për albumet më të mira rock të vitit 2021, bazuar në reagimet personale nga fansat dhe profesionistët muzikorë në mbarë botën. Albumi doli në tregun muzikor më 15 maj 2021 dhe përmban 11 interpretime. “Dirty Nails” u prezantua për publikun në Sofje në një koncert special më 4 dhjetor.
Para disa ditësh u ndanë çmimet vjetore të BG Radio, e cila tradicionalisht prezanton këngët më të reja bullgare pop dhe rok. Emrat e fituesve përcaktohen nga dëgjuesit, të cilët votojnë për disa kategori. Fituesi i madh këtë vit është Ljubo Kirov,..
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Mark Kadin e mbyll sezonin e koncerteve më 10 qershor me një koncert në sallën “Bëllgaria”.Do të ekzekutohen vepra nga Mahler (Blumine), Schumann “Uvertura, Skerco dhe Final”) dhe Bartok,..
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Stoimenka Nedjallkova më 9 qershor mbush 50 vjet. Me stilin origjinal të Pazarxhikut dhe zërin e saj të bukur, ajo ka ngjallur vazhdimisht admirimin e publikut në vendin tonë dhe në mbarë botën...