Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi i grupit bullgar të rock-ut “Kikimora” përparoi në një renditje muzikore prestigjioze

Grupi "Kikimora"
Foto: kikimora.nostramusic.com

Albumi "Dirty Nails" i muzikantit bullgar të rock-ut Nikollo Kocev dhe grupit të tij "Kikimora" hyri në Top 50 të albumeve më të mira rock të vitit në renditjen "Denim & Leather" dhe është në vendin e 9-të prestigjioz.

"Denim & Leather" është një ueb-klasifikim në internet për albumet më të mira rock të vitit 2021, bazuar në reagimet personale nga fansat dhe profesionistët muzikorë në mbarë botën. Albumi doli në tregun muzikor më 15 maj 2021 dhe përmban 11 interpretime. “Dirty Nails” u prezantua për publikun në Sofje në një koncert special më 4 dhjetor.

Sipas Nikollo Kocevit, suksesi i albumit i detyrohen kryesisht mjeshtërisë së lartë instrumental dhe vokal dhe teksteve të mira të këngëve.

Më shumë nga rubrika

Për njeri tjetrin

Këngëtari i ri Atanas Kateliev së fundi prezantoi videon e këngës “Për njeri tjetrin”. Ajo është nga albumi i tij i parë që doli në tregun muzikor në vitin 2021. Atanas në fakt për nga arsimi është inxhinier - ai u diplomua për automatizim, dhe..

botuar më 22-05-18 12.45.MD

Maestro Najden Todorov: Njeriu kudo mund të krijojë çudira

Filarmonia e Sofjes do të mbajë një koncert në sallën e Vjenës Musikverein. Në programin e Orkestrës Simfonike Kombëtare nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov është suita groteske  “Xha Ganjo” nga klasiku bullgar  Veselin Stojanov dhe..

botuar më 22-05-17 9.24.PD

Basi i operës Sllavin Peev: Le të tingëllojnë më shumë dhe më shpesh veprat bullgare në salla

Tre muzikantë të shquar klasikë do të prezantojnë në Plovdiv një koncert të dhomës të titulluar "Rapsodia Bullgare" vetëm me vepra të kompozitorëve të njohur bullgarë . Koncerti është në sallën “Sëedinenie” /Bashkimi/ më 16 maj dhe është në..

botuar më 22-05-14 11.45.PD