Çmimi i parë për “Sportist të Vitit të Bullgarisë” i jepet mbajtëses së medaljes së artë nga Lojërat Olimpike të Tokios, Ivet Goranova (karate). Këtë e tregojnë rezultatet e edicionit të 64-të të sondazhit të organizuar nga Nove AD Holding, ku morën pjesë 133 gazetarë nga 54 media të shkruara dhe elektronike.
Në kategorinë “Ekipi i Vitit” u zgjodh pa mëdyshje Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike. Në Lojërat e Tokios, Simona Djankova, Madlen Radukanova, Laura Traats, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova regjistruan emrat e tyre në histori si kampionet e para olimpike të Bullgarisë në gjimnastikën ritmike. Vesella Dimitrova, e cila çoi ansamblin deri te titulli olimpik u zgjodh “Trajner i Vitit”.
Hristian Stojanov (atletikë) u bë “Sportist me aftësi të kufizuara” për vitin 2021. Ai fitoi një medalje argjendi në Lojërat Paraolimpike në Japoni në vrapimin 1500 metra T46.
Ivet Goranova u bë fituese edhe në kategorinë “Çmim të publikut” për të cilën votuan tifozët bullgarë të sportit.
Raketa e parë bullgare në tenisin për femra, Viktoria Tomova, ka nisur me sukses pjesëmarrjen në turneun WTA 125 në qytetin spanjoll të Valencias. Ajo fitoi ndaj ish-numrit 5 në renditjen botërore Sara Erani nga Italia me 6:4, 6:3. Ndeshja zgjati..
Bullgaria arriti suksesin më të madh në shekullin e 21-të në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë. Peshënngritësit tanë fituan vendin e parë në renditjen e skuadrës jo vetëm për meshkuj, si në vitin 2021, por edhe në renditjen e..
Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve. Dua të falënderoj njerëzit që..
Tenisti më i mirë bullgar te meshkuj Grigor Dimitrov, i vendosur nën numrin 18 në skemën e Wimbledon, nuk arriti të përfundojë ndeshjen e tij nga..