Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivet Goranova është sportiste № 1 e Bullgarisë për 2021

Ivet Goranova
Foto: bgolympic.org

Çmimi i parë për “Sportist të Vitit të Bullgarisë” i jepet mbajtëses së medaljes së artë nga Lojërat Olimpike të Tokios, Ivet Goranova (karate). Këtë e tregojnë rezultatet e edicionit të 64-të të sondazhit të organizuar nga Nove AD Holding, ku morën pjesë 133 gazetarë nga 54 media të shkruara dhe elektronike.

Në kategorinë “Ekipi i Vitit” u zgjodh pa mëdyshje Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike. Në Lojërat e Tokios, Simona Djankova, Madlen Radukanova, Laura Traats, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova regjistruan emrat e tyre në histori si kampionet e para olimpike të Bullgarisë në gjimnastikën ritmike. Vesella Dimitrova, e cila çoi ansamblin deri te titulli olimpik u zgjodh “Trajner i Vitit”.

Hristian Stojanov (atletikë) u bë “Sportist me aftësi të kufizuara” për vitin 2021. Ai fitoi një medalje argjendi në Lojërat Paraolimpike në Japoni në vrapimin 1500 metra T46.

Ivet Goranova u bë fituese edhe në kategorinë “Çmim të publikut” për të cilën votuan  tifozët bullgarë të sportit.


Më shumë nga rubrika

Dimitër Kuzmanov

Tenisti ynë Dimitër Kuzmanov ka shënuar fitore në Wimbledon

Raketa e dytë bullgare në tenis për meshkuj Dimitër Kuzmanov shënoi fitoren e parë në kualifikueset e Wimbledon. Ai mundi në Londër pjesëmarrësin me Wild card, britanikun Charles Broome, me 6:3. Kështu, ai arriti të fitojë 16 pikë për renditjen botërore,..

botuar më 22-06-20 7.24.MD

Vajzat bullgare kryesojnë si ekip në renditjen provizore të Kampionatit të Gjimnastikës Ritmike në Izrael

Gjimnastet bullgare Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova vazhduan sot paraqitjen e tyre të fortë në Kampionatin e 38-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Tel Aviv (Izrael). Gjimnastet tona kombëtare u kualifikuan në finalen e të katër veglave dhe..

botuar më 22-06-17 8.26.MD
Ellvira Krasnobaeva

Ellvira Krasnobaeva fitoi tre medalje në gjimnastikën ritmike

Ellvira Krasnobaeva fitoi titullin evropian në finalen e rrathëve për vajza në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Tel Aviv. Sportistja jonë e talentuar luajti shkëlqyeshëm kombinimin e saj dhe me një rezultat prej 31.900 pikësh u..

botuar më 22-06-17 11.46.PD