Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivet Goranova është sportiste № 1 e Bullgarisë për 2021

Ivet Goranova
Foto: bgolympic.org

Çmimi i parë për “Sportist të Vitit të Bullgarisë” i jepet mbajtëses së medaljes së artë nga Lojërat Olimpike të Tokios, Ivet Goranova (karate). Këtë e tregojnë rezultatet e edicionit të 64-të të sondazhit të organizuar nga Nove AD Holding, ku morën pjesë 133 gazetarë nga 54 media të shkruara dhe elektronike.

Në kategorinë “Ekipi i Vitit” u zgjodh pa mëdyshje Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike. Në Lojërat e Tokios, Simona Djankova, Madlen Radukanova, Laura Traats, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova regjistruan emrat e tyre në histori si kampionet e para olimpike të Bullgarisë në gjimnastikën ritmike. Vesella Dimitrova, e cila çoi ansamblin deri te titulli olimpik u zgjodh “Trajner i Vitit”.

Hristian Stojanov (atletikë) u bë “Sportist me aftësi të kufizuara” për vitin 2021. Ai fitoi një medalje argjendi në Lojërat Paraolimpike në Japoni në vrapimin 1500 metra T46.

Ivet Goranova u bë fituese edhe në kategorinë “Çmim të publikut” për të cilën votuan  tifozët bullgarë të sportit.


Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova u kualifikua në çerekfinalet e turneut WTA 125 në Valencia

Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova u kualifikua në çerekfinalen e turneut në fushat e kuqe të serisë WTA 125 në Valencia (Spanjë) me një fond çmimesh prej 115 mijë dollarësh. Tomova eliminoi në raundin e dytë Varvara Graçova (Rusi), e renditur..

botuar më 22-06-09 3.50.MD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova mundi ish-numrin 5 në botë

Raketa e parë bullgare në tenisin për femra, Viktoria Tomova, ka nisur me sukses pjesëmarrjen në turneun WTA 125 në qytetin spanjoll të Valencias. Ajo fitoi ndaj ish-numrit 5 në renditjen botërore Sara Erani nga Italia me 6:4, 6:3. Ndeshja zgjati..

botuar më 22-06-07 4.17.MD

Peshëngritësit bullgarë kanë barazuar arritjet e tyre që nga viti 1992

Bullgaria arriti suksesin më të madh në shekullin e 21-të në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë. Peshënngritësit tanë fituan vendin e parë në renditjen e skuadrës jo vetëm për meshkuj, si në vitin 2021, por edhe në renditjen e..

botuar më 22-06-06 11.33.PD