Koncerti tradicional i Vitit të Ri do të mbahet sonte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në kryeqytetin bullgar. Ai është me titull "Muzika nga dy Amerikat" dhe do të jetë me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Festivalit të drejtuar nga maestro Emill Tabakov. Programi muzikor sonte “do të udhëtojë” nga Shtetet e Bashkuara, përmes Meksikës deri në Brazil dhe do të përfshijë pjesë klasike simfonike, arie operistike, xhaz, mjuzikëll të Broadway dhe tango argjentinase.
Koncerti ekziston që nga viti 1986, kur u themelua nga dirigjenti Emill Çakërov. Vetëm vitin e kaluar ai nuk u zhvillua për shkak të krizës Covid.
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..