Ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov diskutuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Stoiçkov ka pranuar të jetë një nga fytyrat e reklamave turistike bullgare në botë, vë në dukje Ministria.
Prodanov tha se do të ishte i lumtur që një njeri si Stoiçkov të bëhet një nga emblemat tona në fushën e turizmit, sepse personalitete të shquara dhe të dëshmuara si ai mund të kontribuojnë në imazhin pozitiv të vendit tonë.Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...