Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moti i ngrohtë mashtroi bletët në Rodopet

Foto: BGNES

Bletët largohen nga kosheret dhe shkojnë për të “kullosur” të joshur nga moti pranveror i pazakontë për janarin, informon BTA. Vitet e fundit temperaturat e larta gjatë dimrit nuk janë një përjashtim në krahinat jugore të Bullgarisë. Ja përse edhe bletarët në rajonin e qytetit Smoljan nuk habiten nga ky aktivitet dimëror i bletëve. Për shkak të anomalive dimërore, bletarët janë të detyruar të sigurojnë më shumë rezerva ushqimore për kosheret në dimër. Prandaj, bletarët kontrollojnë më shpesh nëse rezervat në koshere janë të mjaftueshme për mbijetesën e bletëve gjatë muajve të mbetur të dimrit. Rreziqet janë më së shumti në zonën malore, ku ende nuk ka bimësi të lulëzuar, përveç luleborës që haset aty-këtu nëpër kopshte.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova