Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si duken sytë e mjekëve në repartin e Covid-it?

Sytë e mjekëve në repartin Covid
Foto: Teodor Ushev

Duke u shëruar me sukses nga koronavirusi në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Sofje, animatori me famë botërore Teodor Ushev nuk ndalon së pikturuari dhe së dërguari mesazhe në rrjetet sociale. Teoja është animatori më i vlerësuar bullgar.

Filmat e tij kanë fituar mbi 80 çmime të ndryshme dhe ai ka një nominim për Oskar për filmin “Vajsha e verbër”. Kurse në fillim të karrierës së tij një rol të rëndësishëm luajti dhe “Radio Bullgaria". 

Në një nga postimet e tij të fundit, krijuesi i dashur bullgar ka vënë vizatimin e tij të syve të mjekëve që kujdesen për të në repartin e spitalit, me komentin e mëposhtëm:

“Gjëja më e rëndë e kësaj sëmundjeje është se madje nuk mund të shikosh fytyrat e njerëzve, të cilët të kanë shëruar. I shikon vetëm sytë e tyre. Në bazë të tyre mund të gjykosh nëse ata të buzëqeshin, nëse janë të lodhur. Çdo gjë kalon përmes tyre. Në fillim fare nuk mund të orientohesh se kush - kush është. Pas kësaj mësohesh. Ti je një njeri i tërë, një njeri përpara tyre. Kurse ata - ata janë sy të shqetësuar, por plotë dritë, të përmbushur me shumë mirësi dhe kujdes...

Përkulem para këtyre njerëzve, punonjësit e mjekësisë.Shpresoj t'i njoh një ditë në rrugë kur t'i takoj.

Prandaj i pikturova, që të mund t’i mbaj mend.”

Mali Vitosha nga dritarja e dhomës në spital

Teo Ushev u pranua për mjekim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në fund të vitit, disa ditë pasi kishte njoftuar se kishte marrë një dozë përforcuese.Pavarësisht nga kjo animatori nuk pendohet dhe nuk i vjen keq se është imunizuar. Nga dhoma e tij në spital, ai pikturoi fytyrën e frikës dhe e quajti pikturën e tij:

Fear. A look at the eyes of a neighbour. Sketches from the Covid chamb.

Frikë. Vështrimi i një njeriu të sëmurë. Piktura nga Kovid dhoma.

Sytë e frikës

Animatori i talentuar publikoi një seri prej peizazheve të bukura, të cilat vihen re nga dritarja e kovid-repartit. Në to një vend qendror zë mali i dashur i kryeqytetasve Vitosha. Kjo është një nga pikturat e tij më të reja, ajo është e quajtur Landscapes from the Covid chamb. Sunny winter day at Vitosha mountain.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Teodor Ushev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filma nga gjashtë kontinente në "Sofia Film Fest"

“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë..

botuar më 24-03-13 7.10.PD

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD