Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10.3 për qind e rasteve të SARS-CoV-2 në Bullgari janë të Omikron

Foto: arkiv
52 raste të variantit të virusit Omikron të SARS-CoV-2 u regjistruan në Bullgari pas sekuencës celogjenomike të kryer nga Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Mostrat u morën deri më 3 janar 2022 në 13 institucione mjekësore nga 9 rrethe të vendit. Shumica e rasteve janë në qytetin e Sofjes - 38, të tjerat janë në Pazarxhik, rrethi i Sofjes, Burgas, Varna, Plovdiv, Ruse, Sliven dhe Stara Zagora.

Nga 505 mostrat klinike të testuara me SARS-CoV-2, me variantin Omikron ishin 10.3 për qind dhe 89.7 për qind me variantin Delta ose nënvariantet e tij.