Mëngjesi i së premtes do të jetë i ftohtë me temperatura minimale nga minus 8 deri në minus 3 gradë, për Sofjen deri në minus 6.
Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh deri në mot me diell. Era në fushën e Trakisë së Epërme dhe në Fushën e Danubit do të intensifikohet nga veriperëndimi dhe do të sjellë ngrohje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10 gradë, në Sofje - rreth 5 gradë.
Në male do të mbajë mot me diell, por në majat në Bullgarinë Perëndimore deri në mesditë do të ketë vranësira. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat do të rriten dhe maksimumi në lartësinë 1200 m do të jetë 4 gradë, në 2000 m deri në minus 1.
Të shtunën temperaturat minimale dhe ato ditore do të vijojnë në rritje.
Kryeministri Kirill Petkov do të japë dorëheqjen të hënën në mëngjes për të filluar konsultimet me Presidentin për formimin e kabinetit të ri. Ai e tha këtë në Bruksel pas samitit BE-Ballkani Perëndimor. Më herët sot, qendra e shtypit e Kreut të..
Bullgaria do të mund të marrë vëllime të plota gaz natyror nga Azerbajxhani kur të hyjë në punë interkonektori me Greqinë. Këtë e deklaroi Ambasadori i Azerbajxhanit në Bullgari Hjusein Hjuseinov në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Azerbajxhanit..
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare raporton rritje të presionit migrator në kufirin bullgaro-turk që nga fillimi i vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Gjatë kësaj kohe, patrullat dhe postat bullgare përgjatë kufirit kanë..