Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet i bënë sërish thirrje kryeprokurorit të japë dorëheqjen

Ivan Geshev
Foto: BGNES

Kryeprokurori Ivan Geshev të japë dorëheqjen dhe të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij. Kështu bëri thirrje në një deklaratë grupi parlamentar i partisë në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Si arsye tregohen mungesa e mekanizmave të evidencës së punës së Prokurorit të Përgjithshëm, nivelet sistematikisht të ulëta të besimit te akuzuesi numër 1 dhe një sërë raportesh kritike nga BE-ja.

Deklarata politike, e lexuar nga tribuna e parlamentit, është një ndërhyrje e rëndë politike në gjyqësorin e pavarur, thanë zyrtarë të prokurorisë. Vetë Ivan Geshev i cilësoi veprimet e qeverisë si “PR krize”.

Nga partia opozitare GERB deklaruan, se “reforma gjyqësore nuk bëhet me deklarata, por me ligje”, që mungojnë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD

ITN ktheu mandatin e tretë të paplotësuar për të formuar një qeveri menjëherë pas dorëzimit të tij

“Ka një popull të tillë” (ITN) falënderoi Presidentin Rumen Radev për besimin dhe ia ktheu mandatin e tretë për të formuar qeverinë. Dosja është kthyer bosh nga nënkryetari i grupit parlamentar të ITN-së Ivajllo Vëllçev me fjalët “Na vjen mirë që kësaj..

botuar më 24-03-28 12.10.MD