Sipas një sondazhi, 90 për qind e gjyqtarëve duan ndryshim dhe vetëm 9 për qind e përkrahin ruajtjen e strukturës aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete mes gjyqtarëve, të publikuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Bullgari. Pothuajse 100 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat në vend morën pjesë në sondazh, afro 90 për qind prej tyre me më shumë se 12 vjet përvojë në sistem. Sipas sondazhit, 13 për qind e magjistratëve janë për mbajtjen e vazhdimësisë aktuale të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa 87 për qind duan një ndryshim.
Më pak se 10 gjyqtarë janë dakord që të ruhet mënyra aktuale e formimit të Bordit Gjyqësor të Këshillit të Lartë Gjyqësor (6 persona nga kuota e magjistratëve dhe gjashtë nga kuota parlamentare). Të gjithë të tjerët duan që ky model të ndryshojë.Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Mbi Bullgarinë Lindore dhe malet do të ketë vranësira më të konsiderueshme, ku në disa vende do të..
Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli..
Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov njoftoi se Bullgaria po dëbon 70 diplomatë rusë dhe saktësoi se kjo ndodhi falë shërbimeve. Sipas Petkov,..