Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyqtarët në Bullgari duan reformë gjyqësore

Foto: BGNES

Sipas një sondazhi, 90 për qind e gjyqtarëve duan ndryshim dhe vetëm 9 për qind e përkrahin ruajtjen e strukturës aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete mes gjyqtarëve, të publikuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Bullgari. Pothuajse 100 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat në vend morën pjesë në sondazh, afro 90 për qind prej tyre me më shumë se 12 vjet përvojë në sistem. Sipas sondazhit, 13 për qind e magjistratëve janë për mbajtjen e vazhdimësisë aktuale të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa 87 për qind duan një ndryshim.

Më pak se 10 gjyqtarë janë dakord që të ruhet mënyra aktuale e formimit të Bordit Gjyqësor të Këshillit të Lartë Gjyqësor (6 persona nga kuota e magjistratëve dhe gjashtë nga kuota parlamentare). Të gjithë të tjerët duan që ky model të ndryshojë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD