Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 janarin

Mot i ftohtë me erë

Foto: BGNES

Gjatë natës përmes vendit do të kalojë një front i ftohtë. Në disa vende nga veriu në jug do të ketë reshje, kryesisht bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 3°. Më 18 janar, do të mbajë mot me erë, ndonëse era do të dobësohet. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Pasdite do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Do të jetë ftohtë dhe temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 1°.

Në male para mesditës vranësirat do të jenë më të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë borë. Pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të vijojë të fryjë erë e fortë, në kreshta do të ketë stuhi me erë nga veriperëndimi. Do të jetë më e ftohtë dhe temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth minus 7 °, në 2000 metra - rreth minus 12 °.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD