Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 18 janar e nderojmë Shën Athanasi të Madh

Kur vjen Dita e Shën Athanasit, po vjen edhe pranvera

Foto: arkiv

Më 18 janar adhurojmë “Atin e Ortodoksisë” siç e quajtën Shën Athanasi që kur ishte gjallë. Ai lindi në Egjipt në vitin 295. Teolog dhe klerik, Patrik i Aleksandrisë nga viti 328 deri në vitin 373, Shën Athanasi i Madh ishte i pari, që përhapi në Evropë murgjërinë e lindur në Egjipt.

Populli bullgar e respekton shenjtorin edhe si mbrojtës i dëborës dhe i akullit. Është shumë i përhapur besimi, se në ditën e festës së tij Shën Athanasi shkon në mal i hipur një kalë të bardhë. Ai heq gëzofin e tij, vesh një këmishë mëndafshi dhe bërtet: Iku dimër që të vijë vera!. Prandaj dhe bullgari beson se nga ajo ditë e tutje dimri fillon të tërhiqet dhe t’i lërë vend Pranverës dhe natyrës që po fillon të ringjallet.

Në përfytyrimet popullore Shën Andoni, të cilin e respektojmë një ditë më parë më 17 janar, dhe Shën Athanasi janë vëllezër binjakë. Për këtë arsye Ditën e Shën Athanasit në disa rajone të vendit kryheshin rite për vëllazërim – me bindjen se vëllezërit binjakë Andoni dhe Athanasi do të kujdesen për vëllezërit dhe do të mbrojnë farefisnia e tyre.

Ditën e Shën Athanasit përveç atyre që mbajnë emrin e shenjtorit, festë kanë edhe farkëtarët. Kjo lidhet edhe me legjendën, sipas së cilës Andoni dhe Athanasi ishin farkëtarë, edhe shpikën pincat e kovaçit. Më shumë për të dy shenjtorët mund të lexoni në botimin “Shën Andoni dhe Shën Athanasinga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD