Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi i Demokracisë i PE fton institucionet bullgare në një seancë dëgjimore

Foto: Radio Vidin

Grupi Monitorues i Demokracisë i Parlamentit Evropian organizoi një seancë dëgjimore mbi situatën në Bullgari më 27 janar 2022 në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Eurodeputetët do të ftojnë përfaqësues të qeverisë së koalicionit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe të institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vend. Pritet që qeveritarët të paraqesin planet e tyre për reformën në drejtësi, për futjen e llogaridhënies së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për ndryshimet legjislative që do të çojnë në një luftë efektive kundër korrupsionit. Parlamenti Evropian do të fokusohet gjithashtu në lirinë e mediave dhe në parandalimin e të ashtuquajturave raste SLAPP (proceset e kryera me qëllim të kufizohet aktiviteti civil) kundër gazetarëve dhe aktivistëve civilë.

Më shumë nga rubrika

Kornelija Ninova

Kryeministri pranoi një gabim komunikimi

Nuk ka asnjë vendim të vetëm për dëbimin e diplomatëve rusë. Ishte e qartë se puna filloi në mars, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov pas një takimi me grupin parlamentar të BSP-së. “I vetmi gabim që mund të kem bërë ishte prezantimi..

botuar më 22-06-30 11.35.PD

Në Luftën e re të Ftohtë, shumica e bullgarëve duan një aleancë me Perëndimin

39 për qind e bullgarëve thonë se në ndarjen e re në Evropë, Bullgaria duhet të jetë në aleancë me NATO-në dhe BE-në, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga Alpha Research. 23 për qind e të anketuarve janë për një aleancë me Rusinë. 7 për..

botuar më 22-06-30 10.56.PD

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv me Covid ra nën 60 000

532 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 17 më pak krahasuar me një ditë më parë. Mbi 56.4 për qind e personave të sapo infektuar nuk janë të vaksinuar. 12.54 për qind e 4244 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12..

botuar më 22-06-30 9.21.PD