Grupi Monitorues i Demokracisë i Parlamentit Evropian organizoi një seancë dëgjimore mbi situatën në Bullgari më 27 janar 2022 në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Eurodeputetët do të ftojnë përfaqësues të qeverisë së koalicionit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe të institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vend. Pritet që qeveritarët të paraqesin planet e tyre për reformën në drejtësi, për futjen e llogaridhënies së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për ndryshimet legjislative që do të çojnë në një luftë efektive kundër korrupsionit. Parlamenti Evropian do të fokusohet gjithashtu në lirinë e mediave dhe në parandalimin e të ashtuquajturave raste SLAPP (proceset e kryera me qëllim të kufizohet aktiviteti civil) kundër gazetarëve dhe aktivistëve civilë.
“BSP nuk e përkrahu heqjen e vetos për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha pohimet se kemi tradhtuar interesin kombëtar janë gënjeshtra”, deklaroi Byroja Ekzekutive e partisë së socialistëve dhe grupi i saj parlamentar. Dokumenti..
Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se votimi i sotëm në Kuvendin Popullor të Bullgarisë për heqjen e vetos ndaj vendit të tij do të paralizonte Marrëveshjen e Fqinjësisë me Bullgarinë. “Ka dy fjalë mes..
Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Dokumenti vendos si kushte: -Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë..
Dorëheqja e qeverisë u depozitua në parlament pas votimit të mosbesimit ndaj kabinetit të Kirill Petkov. Presidenti Rumen Radev shpalli..
123 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 117 më pak se një ditë më parë. Mbi 68 për qind e personave të sapo infektuar nuk..
Për herë të parë që nga viti 1918, Rusia nuk mund të paguajë me kohë borxhin e saj sovran në valutë të huaj, njoftoi Bloomberg. Kjo për shkak të..