Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor për mandatin e dytë si President dhe Nënpresident

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “Demokracia dhe shteti i së drejtës janë themelet që duhet t’i rivendosim”, tha Rumen Radev në fjalimin e tij të parë para popullit dhe Kuvendit Popullor. Sipas tij, krizat aktuale, të cilat përshkallëzohen dhe përdoren në prapaskenë, nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga prioritetet strategjike.

“Është detyra ime si kreu i shtetit të kthej axhendën në synimet afatgjata të vendit, shumë përtej horizontit të mandateve politike - tejkalimin e krizës demografike; përballimin e varfërisë dhe pabarazisë; ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës; zhvillimin shpirtëror; garantimin e sovranitetit dhe sigurisë; mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar; duke afirmuar imazhin pozitiv të vendit tonë jashtë”, theksoi kreu i shtetit.

Deputetët e partia GERB dolën nga salla plenare gjatë fjalimit të Rumen Radevit, të provokuar nga fjalët e tij se në mandatin e parë presidencial modeli i vjetër autoritar arriti kulmin dhe se revolta civile kundër mafiotizimit të pushtetit nxori në sipërfaqe fakte dhe procese, për të cilët ai heshti.

Në ceremoni asistuan Kryeministri Kirill Petkov dhe ministrat e kabinetit, Petër Stojanov - President nga viti 1997 deri në vitin 2002, ish-kryetarë të Kuvendit Popullor, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të trupit diplomatik, të feve të regjistruara, të institucioneve shtetërore.

Pas betimit në parlament, Patriarku Neofit mirëpriti Presidentin dhe Nënpresidentin në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku kreu një lutje solemne me rastin e inaugurimit të tyre të ardhshëm më 22 janar të këtij viti.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD