Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Nazarova tregon Parisin e vërtetë në qendër të Sofjes

4
Foto: arkiv personal

Ajo është 23 vjeçe, nga Sofja, ka përfunduar Shkollën e Mesme Kombëtare të Arteve të Aplikuara “ShënLluka " dhe thotë , se gjatë gjithë jetës së saj është marrë me arte vizuale. Sot arti është gjuha, në të cilën flet për tema, të cilat shoqëria shpesh i zhvendos në periferi të vështrimit të vet.

Ju prezantojmë Elena Nazarova. Deri në fund të muajit janar ekspozita e saj e katërt vetjake “TOWNSMEN” mund të shikohet në galerinë “+359” në ish “Kullën e ujit” në qendër të Sofjes. Ekspozita prej figurave skulpturore, pikturave dhe skicave pranë tyre, fotografive dhe videove dokumentare është një pjesë nga një projekti, të cilin Elena e fillon në Paris, ku jeton në vazhdim të një viti. 


“Ekspozita trajton temën për pabarazinë sociale, e cila më emociononte shumë derisa jetoja në Paris. Dhe më konkretisht me të pastrehët, të cilët natën banojnë nëpër rrugët e qytetit. E prezantoj përmes aftësive vizuale të kulturës popullore dhe artit pop.”

Elena shkon në Paris gjatë vjeshtës së vitit 2019, që të marrë pjesë në rezidencën për artistë “Le Laboratoire de la creation”. Ftesa ka ardhur fare rastësisht nga drejtori i studios Julien de Casabianca, për të cilin ajo ka punuar si asistente përpara disa vjetëve në Sofje në bazë të një projekti të Institutit Kulturor Francez. Kjo ka qenë vizita e saj e parë në Francë.

“Unë nuk vajta me pritshmëri, gjë që mendoj se është mënyra më e mirë të vizitosh  ndonjë vend të ri - tregon ajo. Përshtypja ime e parë ishte një qytet i madh, tipik për Evropën Perëndimore. Në Paris ka shumë shkëlqim dhe meqenëse njerëzit e lidhin me një romantizëm të madh këtë qytet prej shekujve e këtej, ai është shumë i dashur. Në fakt kontrasti me realitetin më bëri një përshtypje shumë të madhe.  Pikërisht kjo ide  për qytetin, e cila mirëmbahet dhe nga turmat e mëdha të turistëve, të cilët vijnë përditë, dhe në të njëjtën kohë realiteti  i botës perëndimore - se shumë njerëz jetojnë shumë nën pragun e ekzistencës në shoqëri”.


Elena ka jetuar në një rrugë në pjesën qendrore të qytetit në rajonin “Chatelet Les Halles”, /shtëpia Les Hales/ shumë afër deri tek qendra gjeografike e Parisit. Vendi është një qendër e turistëve gjatë ditës dhe një pikë e zjarrtë  për të pastrehët gjatë natës, pavarësisht se kjo e fundit përmendet shumë rrallë sipas fjalëve të saj. Kujtohet se si gjatë ditës çdo gjë ka qenë shumë e “gjallë”, të përmbushur me kulturë të rrugës, dyqane, galeri për një art të njohur. Dhe njëkohësisht, në po këto rrugë, në mbrëmje janë paraqitur qindra njerëz, të cilët flenë nëpër trotuare, stola dhe qoshe. “Një përshtypje shumë të fortë më bëri , sesa janë mësuar njerëzit të mbyllin sytë për këtë, e cila rastis rreth tyre”, kujtohet bullgarja. Ajo thotë se, do që arti i saj të jetë një pasqyrim pikërisht të këtyre temave, të cilave u shmangemi. “Arti është një kanal shumë i mirë i komunikimit për transmetimin e propozimeve, metaforave, temave për diskutim. Ai mundet në bazë të një mënyre direkt të ndryshojë  perspektivën, sa i përket një teme të dhënë ose realiteti - gjykon Elena. 

Ka pasur luhatje të mëdha nëse të tregojë ekspozitën në Sofje, sepse mendon se, gjërat të cilat i prek janë shumë larg realitetit dhe ndjenjave bullgare. Thotë se, këtu nuk është dhe kaq i madh dallimi në standardin social dhe ekonomik të jetës së njerëzve. Natyrisht që bën dhe një paralel me jetën kulturore këtu, në Sofje dhe në Paris: 

“Në Sofje, gjithçka është shumë më e përqendruar. Kultura, në shfaqjet e saj të ndryshme dhe rrymat, rastis disi në mënyrë kolektive, pavarësisht nga ekzistenca e dallimeve, kuptohet. Mund të thuhet  se, këtu kemi një bashkësi të një ose tjetër arti. Derisa në një vend si Parisi, një qytet kaq i madh, kjo bashkësi dhe unitet  arrihet mjaft vështirë.”

Sot piktorja e re është në vendlindjen e saj  dhe ëndërron për një kohë më normale, në të cilën të mundet të realizojë  projektet e saj të ardhshme, e pikërisht të nxjerr artin e saj jashtë, në hapësirën publike. Në planet e saj deri në fund të vitit është dhe të tregojë TOWNSMEN në një vend , ku lind vet projekti - në Paris.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari Georgi Gospodinov

Fituesi bullgar i “Booker” Georgi Gospodinov: "Bullgaria është një vend i gjallë me histori të patreguara"

Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..

botuar më 24-02-19 12.17.MD
Donço Donçev

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.  Bullgari do të prezantojë 10..

botuar më 24-02-18 9.25.PD
Foto: Shkolla bullgare

Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë

Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..

botuar më 24-02-18 8.30.PD